Kaloni te përmbajtja

Brikk Estates është agjenci e patundshmërive me bazë në Prishtinë.

Punojmë me pronarë, blerës dhe qiramarrës që duan një proces më të qartë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe më pak humbje kohe.

Nuk mundohemi ta bëjmë procesin të duket më i madh seç është.

E prezantojmë pronën si duhet, filtrojmë interesimet dhe ju ndihmojmë të arrini te vendimi i duhur.

Për pronarët

Nëse po shisni ose po jepni një pronë me qira, kujdesemi për prezantimin, interesimet dhe organizimin e vizitave.

Qëllimi është i thjeshtë: prona juaj të arrijë te njerëzit e duhur.

Për ata që kërkojnë

Na tregoni çfarë prone kërkoni, ku dhe me çfarë buxheti.

Ne ju ndihmojmë të fokusoheni te opsionet që kanë kuptim për ju, jo të humbni kohë me çdo pronë që del në treg.

Prona e duhur. Personi i duhur.

Kjo është mënyra si e shohim Brikk Estates.